Këshilli i Sigurimit i OKB-së me anëtarë të rinj jo të përhershëm: Gjermania, Belgjika, Indonezia …

Mos i humb

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara prej sot ka pesë anëtarë të rinj jo të përhershëm me mandat dyvjeçar.

Gjermania, Belgjika, Indonezia, Afrika e Jugut dhe Republika Domenikane janë anëtarë të rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të zgjedhura me parimin rajonal nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2020.

Këto vende do të zëvendësojnë Holandën, Suedinë, Kazakistanin, Etiopinë dhe Bolivinë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka 15 anëtarë, prej të cilëve pesë janë të përhershëm – Franca, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia, dhe 10 janë zgjedhur për një mandat dyvjeçar, por çdo vit, pesë anëtarë zëvendësohen nga të tjerë.

Anëtarët jo të përhershëm zgjidhen sipas një parimi rajonal.

Nga anëtarët e rinj jo të përhershëm, Gjermania dhe Belgjika janë anëtarë më me përvojë, të cilët zgjidhen për herë të gjashtë.

Për Indonezinë, kjo është zgjedhja e katërt, dhe për Afrikën e Jugut e treta. Ndërsa Republika Domenikane e ka për herë të parë.

Më shumë se një e treta e shteteve anëtare të OKB nuk kanë qenë kurrë të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Mes tyre janë Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit