Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Tabaku: Shqipëria e papërgatitur për negociatat, demokracia, ekonomia dhe të drejtat e njeriut janë përkeqësuar

Mos i humb

Në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit pas daljes së progres raportit, Jorida Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë pse Shqipëria nuk i ka përmbushur ende kriteret për hapjen e negociatave. Tabaku tha se demokracia, mirëqenia ekonomike dhe të drejtat e njeriut janë përkeqësuar.

“Ne nuk mund të sajojmë një luftë apo armiqësi të paqena me faktorë të jashtëm ndërkohë që në 8 vite kemi lëvizur pak ose aspak në fushat kryesore”, u shpreh Tabaku, duke kundërshtuar tezën e Ramës që fajeson BE-në për mos hapjene negociatave.

Nënkryetarja e PD-së vuri në dukje mungesën e vullnetit dhe të përgatitjes së qeverisë për negociatat me BE, duke nisur që nga fakti se në programin e qeverisë nuk ka asnjë fjali për integrimin Europian të Shqipërisë.

“Me keqardhje them se sot nuk ka struktura të forta te ngritura, nuk ka një ekip serioz, ka negociator por që është pa portofol. Kjo sepse ka retorikë por nuk ka vullnet politik! Nuk ka vullnet politik pasi nuk ka asnjë vizion për të parë Shqipërinë në BE! Dhe këtë vullnet të munguar duhet ta rikthejmë ne këtu. Prandaj ka ardhur koha të heqim dorë nga ballot, medaljet e festat për këtë proces dhe të jemi të sinqertë, të shohim njëri tjetrin në sy dhe të pranojmë që kjo është situata reale, ashtu si e përshkruan raporti!”, u shpreh Tabaku.

Ajo i bëri thirrje mazhorancës në Parlament të tregojë me vepra, jo me fjalë se qëndron për vlerat europiane.

“Vlera europiane për mua është dhe mosvjedhja e të dhënave personale të 900 mijë shqiptarëve dhe që më tej ngriti një sistem patronazhimi në nivel kombëtar, që në raportin e ODIHR u fshikullua si një shkrirje e shtetit me partinë. Për çdo vend me një sens minimal demokracie, nuk do të ishim duke diskutuar për përdorimin e fondeve për të blerë votën sikundër raporti i OSBE-ODIHR raporton. Aq më tepër sot ku ne jemi dëshmitarë që për shumë më pak se kaq kryeministra janë dorëhequr”, u shpreh Jorida Tabaku.

“Kuvendi duhet dhe do të jetë një institucion që do të kërkojë llogari qeverisë dhe jo një zgjatim i saj”, tha Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit