Këshilli Kombëtar për Integrimin/ Mazi: Shpresoj që fundi i vitit të na gjejë jo duarbosh

Mos i humb

Zef Mazi, Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian është shprehur shpresëplotë se do të ketë lajme të mira në fund të këtij viti, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin.

Ai theksoi se shqiptarët duhet të shkojnë aty ku e kanë vendin, në BE.

“Kam pasur takime me të gjithë ambasadorët e BE-së. Pala jonë do të hyjë me një përvojë më të madhe.

Nënvizoj se aktorët e tretë siç është shoqëria civile, shoqata e biznesit, bashkëpunojnë më gjerë sa i përket platformës.

Nëse do të ketë progres do të thotë regres. Negociatat mund të kthehen nga e para, që do të thotë se eliminohet. Shpresoj të jap lame të mira shpejt.

Shpresoj që fundi i këtij viti të na gjejë jo duarbosh. Shqipëria dhe shqiptarët të shkojnë aty ku e kanë përkatësinë në BE”, tha Mazi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit