Këshilli ushtarak në Sudan: Nuk kemi ambicie të ngelim në pushtet

Mos i humb

Këshilli Ushtarak Kalimtar në Sudan, që mori nën kontroll pushtetin duke larguar nga detyra presidentin Omar al-Bashir, tha se nuk kanë ambicie të qëndrojnë në pushtet dhe shtoi se udhëheqja e vendit do t’i dorëzohet një qeverie të zgjedhur demokratike pas kalimit të periudhës së tranzicionit.

“Omar al-Bashir do të gjykohet nga ne. Nuk do ta dorëzojmë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale”, tha gjenerali Omar Zeynalabidin, kryetari i Komitetit Politik të autorizuar nga Këshilli Ushtarak Kalimtar, në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin Kartum.

Zeynalabidin konfirmoi raportimet për arrestimin e liderëve të partisë në pushtet dhe tha se “Omar al-Bashir është nën mbikëqyrjen tonë”.

Ai theksoi se ushtria ka ndërhyrë pasi regjimi qëndroi indiferent ndaj “bllokimit të horizontit”.

Sipas tij, reagimet ndërkombëtare në lidhje me marrjen e pushtetit nga ana e ushtrisë janë pozitive, ndërkohë që theksoi se të gjithë emrat simbolik të regjimit të Omar al-Bashir janë arrestuar.

“Përparësia jonë është siguria dhe stabiliteti në vend. Nuk kemi ambicie të qëndrojmë në pushtet”, tha Zeynalabidin.

“Populli kërkoi që ne të marrin pushtetin. Ne nuk vrapuam për pushtet. Nuk jemi pjesë e partisë së Bashirit. Periudha dyvjeçare e tranzicionit do të fokusohet në bisedime veçanërisht me forcat politike. Do të dalim në sheshe. Do të ulemi me protestuesit dhe do të marrim mendimet e tyre”, shtoi gjenerali sudanez.

Ai njoftoi se ministri i Mbrojtjes do të jetë nga forcat e armatosura, ndërsa ai i brendshëm do të caktohet nga këshilli.

“Ne nuk jemi puçistë. Nuk do ta tradhtojmë popullin”, tha Zeynalabidin.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes Awad bin Auf dje njoftoi largimin e al-Bashir nga detyra, i cili ka qenë në krye të vendit që nga viti 1989, dhe nisjen e një faze tranzitore dyvjeçare pas demonstratave masive në të cilat bëhej thirrje për largimin e presidentit.

Auf, i cili më vonë emëroi veten si kryetar të Këshillit Ushtarak Kalimtar, njoftoi vendosjen e orës policore për një muaj dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në periudhë tremujore.

Ai tha se në vend është pezulluar kushtetuta e vitit 2005 dhe janë shpërbërë qeveria, parlamenti dhe qeveritë provinciale, duke njoftuar nisjen e një periudhe dyvjeçare të tranzicionit.

Këshilli Ushtarak u formua për të udhëhequr çështjet e shtetit gjatë periudhës së tranzicionit.

Ndërkohë, partitë opozitare dhe shoqatat e profesionistëve kanë refuzuar ndërhyrjen e ushtrisë, të cilën e quajtën si “grusht shteti ushtarak”.

Al-Bashir erdhi në pushtet pas një puçi ushtarak në vitin 1989 kundër qeverisë së zgjedhur të kryeministrit Sadik al-Mahdi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit