Këshilltarët e PD mesazh për Ramën dhe Veliajn, i kujtojnë rrëzimin e diktaturës

Mos i humb

Këshilltarët demokratë në bashkinë e Tiranës kanë reaguar sot pas padisë që kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka bërë ndaj kolegut të tyre Akil Kraja.

Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i këshilltarëve Kreshnik Çollaku tha se rritja e çmimit të ujit është një akt kriminal që u bë me vota të manipuluara.

Ai kishte edhe një mesazh për kryeministrin Rama dhe kreun e Bashkisë Veliaj, duke i kujtuar rrëzimin e diktaturës 27 vitë më parë.

Kreshnik Çollaku: Rritja e çmimit të ujit është një akt kriminal. Ky vendim u mor në një kuorum votash të manipuluara. Një vendim i tillë, mban emrin korrupsion. Këtë e thotë çdo këshilltar i opozitës, këtë e thotë çdo qytetar i Tiranës, edhe nga ata që dje mund të kenë votuar z.Veliaj.

Ndaj ne sot këtu jemi të gjithë të paditur, sepse po kryejmë detyrën tonë, detyrë për të cilën na kanë mandatuar qytetarët e Tiranës. Unë sot kam një mesazh për kryetarin e Bashkisë dhe klryeministrin e tij. Nëse mendojnë se me persekutime, me dhunë fizike apo verbale, të trembin demokratët, i kanë bërë hesapet krejt gabim. Ata dëshmojnë se nuk e njohin ADN-në e demokratëve, PD lindi përmes persekutimit dhe dhunës së diktaturës.

Dhuna dhe persekutimi, veçse na forcon dhe na motivon. Ato janë dëshmi se ne jemi në një kauzë të drejtë, pranë qytetarëve dhe pranë së drejtës. Nëse kjo përpjekje për të shqtypur opozitën rishfaqet, autorët nuk duhet të harrojnë se ishim po ne, dhe kjo ADN që 27 vite më parë përmbysën etërit dhe ua themë statujat trotuareve të Tiranës. Nëse nuk kanë mësuar asgjë nga historia, ne jemi këtu për t’jua rikujtuar në kushte të reja./ora-news/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit