Këshilltari i Pacollit thotë se rasti i veteranëve mashtrues është i komprometuar

Mos i humb

Jetlir Zyberaj, Këshilltari i Zv/kryeministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se ka tendenca për të komprometuar aktakzuën kundër veteranëve të pavërtetë.

Përmes një reagimi në facebook Zyberaj ka theksuar se futja e disa veteranëve të vërtetë në listat me mijëra mashtrues është bërë për ta paraqitur atë joserioze.

“Absolutisht e qartë tendenca për të komprometuar aktakuzën kundër veteranëve të rrejshëm që ndotin vlerat e luftës së UCK-së dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit.

E dukshme dhe e qartë futja e disa veteranëve të vërtetë në listat me mijëra mashtrues për të prezentuar gjoja aktakuzën joserioze. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e shpërfaqur në procesin e verifikimit të veteranëve duhet të intensifikohet nga drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare.

Lufta e lavdishme e UCK-së do ta ketë vendin e merituar në histori”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit