Këtë erëz do e përdorni në çdo gatim! Ja çfarë sëmundjesh shëron

Mos i humb

Shefat e kuzhinës e njohin si kurkuma, por në një gjuhë më të thjeshtë, ky përbërës quhet shafrani i Indisë. Nutricienët më të mirë në botë, shpjegojnë arsyet se pse kjo erëz është një “must” për recetat e ndryshme që ju përgatisni në kuzhinë.

Përdorimi i këtij përbërësi e bën metabolizmin tuaj më aktiv dhe nxit në tretjen e ushqimeve veçanërisht atyre të yndyrshme. Gjithashtu, me përbërës anti-inflamator dhe me veprim direkt kundër plakjes, shafrani i Indisë është një domosdoshmëri për kuzhinën tuaj.

Me ngjyrë okër karakteristike, e cila e ka origjinën nga një bimë barishtore e quajtur Curcuma Longa, kjo erëz gjendet gjerësisht në kuzhinën aziatike. Sipas mjekësisë Ayurvedic, shafrani i Indisë ka antioksidant të shumtë dhe ka veprim rregullues sidomos në organin e mëlçisë.

Giuliano Ubezio, një dietist i njohur në mbarë botën, tregon se falë përdorimit të kurkumës në receta të ndryshme, ju eleminoni kolesterolin e tepërt në organizëm, lehtësoni trupin nga yndyrnat e larta, dhe gjithashtu i sillni shumë dobi trupit tuaj. “Ndërsa, sa i takon çështjes së artritit dhe koçkave, përdorimi i kurkumës në dietën ushqimore, ose me shtesë përmes recetave të caktuara, ju jepni një efekt të vazhdueshëm anti-inflamator natyral në organizëm. Në këtë mënyrë, zvogëloni dhimbjet e kockave, kërcitjen e tyre, etj”, vijon dietisti Ubezio.

Është e këshillueshme që shafrani i Indisë të merret në mënyrë natyrale si pluhur, dhe jo i përpunuar, sepse ndryshe humbet vlerat aktive. Mund ta përdorni në përgatitjen e rizotos, sidomos basmatit, omletave, perimeve, peshkut dhe mishit. Çfarë prisni? Përdoreni që sot në recetat që do të përgatisni! Ju bëftë mirë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit