Këto janë 5 vetitë shëruese të fasules!

Mos i humb

Fasulet kanë vlerë ushqyese, të mbushura me proteina, fibra, vitamina B, hekur, kalium dhe kanë pak yndyrë, por ky ushqim i shëndetshëm përbën rrezik potencial për shëndetin.

VETI SHËRUESE: FASULET PARANDALOJNË SËMUNDJET E ZEMRËS

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë fasule dhe bishtaja në përgjithësi janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, transmeton gazeta Kosova Sot.

VETI SHËRUESE: FASULET LUFTOJNË KANCERIN

Fasulet përmbajnë një sasi të madhe me kemikate bimore që e luftojnë kancerin, sidomos izoflavone dhe fitosterole, që ndërlidhen me reduktimin e rrezikut për kancer.

VETI SHËRUESE: FASULET ULIN KOLESTEROLIN

Fasulet trupit i sigurojnë fibra të tretshme, që luajnë rol të rëndësishëm në kontrollimin e nivelit të kolesterolit. Studimet tregojnë se rreth 10 gr fibra të tretshme, reduktojnë kolesetrolin për 10 për qind.

VETI SHËRUESE: FASULET NDIHMOJNË TË HUMBNI NË PESHË

Një shujtë me fasule ju ngop më shpejt, pasi përmbajtja me fibra të tretshme ngop stomakun tuaj dhe shkakton ngritje më të ngadalshme të sheqerit në gjak.

VETI SHËRUESE: FASULET NDIHMOJNË NË KONTROLLIMIN E DIABETIT

Fasulet janë ushqimi i duhur për diabetikët. Ekuilibri i karbohidrateve komplekse dhe proteinave ofron ngadalësim, dhe burime të glukozës, që kur konsumoni diçka tjetër rritet, si për shembull, karbohidratet e thjeshta.

RREZIK PËR SHËNDETIN: FASULET MUND TË SHKAKTOJNË MIGRENË

Disa bishtaja nxitin migrenën apo një reaksion alergjik te disa njerëz. Nëse kjo ndodh, bisedoni me mjekun dhe e eliminoni nga ushqimi.

RREZIK PËR SHËNDETIN: FASULET SHKAKTOJNË RRITJEN E SHTYPJES SË GJAKUT

Nëse përdorni “monoamine oxidase” (MAO) ilaç që e trajton depresionin, shmangni fasulet pasi kundërveprojnë me ilaçin dhe rritin shtypjen e gjakut.

RREZIK PËR SHËNDETIN: FASULET MUND TË INTERFEROJNË ME ABSORBIMIN E VITAMINAVE

Disa fasule, si fasulet e sojës, përmbajnë substanca që interferojnë me absorbimin e betakarotinës dhe vitaminave B12 dhe D. Nxehtësia gjatë zierjes çaktivizon shumicën e këtyre substancave, duke bërë absorbimin e lehtë të vitaminave.

RREZIK PËR SHËNDETIN: FASULET NXITIN CERMËN

Nëse vuani nga cerma, bisedoni me mjekun tuaj rreth konsumimit të fasuleve. Njerëzit që vuajnë nga cerma këshillohet të anashkalojnë bizelet e skuqura, fasulet, lentet dhe llojet e tjera të bishtajave.

RREZIK PËR SHËNDETIN: FASULET MUND TË SHKAKTOJNË GAZRA

Përderisa teknikisht nuk shihet si rrezik për shëndetin, fasulet mund të shkaktojnë një problem poshtërues. Bëhet fjalë për gazrat. Duke shtuar disa bimë si majdanoz, apo duke e kombinuar me një ushqim me acide, mund t’i parandaloni fryrjet dhe gazrat./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit