Këto janë përformancat e iPad Pro 2018!

Mos i humb

Linja e iPad Pro ka filluar të ekzistojë diku rreth 3 vitesh dhe Apple ka qenë e vendosur që të mishërojë vizionin e kompanisë për “të ardhmen e kompjuterit”.

Pajisja iPad Pro 2018 është më i hijshëm, më i shpejtë dhe më fleksibël se çdo tablet tjetër që Apple ka bërë ndonjëherë. Kjo pajisje tashmë ka kapacitet hapësire prej 1 TB (terabajtëve). Për sa i përket USB-së, për karikimin dhe transferimin e dokumentave (fotografive, videove), iPad Pro vjen me serinë USB-C.

Ndërkaq, ekrani ndryshe nga herat e tjera, ka më shumë hapësirë veprimi – 12.9 inç. Kamera e pasme 12 megapikselë e iPad-it është krejtësisht e përshtatshme. Apple duhej të përdorte një sensor të ri dhe më kompakt për t’u përshtatur pas ekranit.

Si rezultat, fotot në këtë pajisje nuk janë aq kualitativ sa në telefonat më të rinj të Apple.

Një karakteristikë tjetër është lapsi i ri i Apple: Kompania ka bërë disa ndryshime thelbësore këtu që e bëjnë lapsin për një domosdoshmëri për njerëzit që merren për artin dhe për marrjen e shënimeve./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit