Këto janë shkollat e Prishtinës që do t`i nënshtrohen testit PISA

Mos i humb

Drejtoria Komunale e Arsimit të Prishtinës ka mbajtur takim pune me koordinatorët dhe drejtorët të shkollave për organizimin dhe mbarëvajtjen e testit “PISA 2018”.

Me këtë rast, Drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj kërkoi mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga Ministria, zyrtarët e DKA-së, drejtorët e deri të prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në testin PISA 2018.

“PISA të jetë temë e përditshme e diskutimit në shkollat tuaja, kërkoj nga ju që në ditët që kanë mbetur të bashkëpunoni ngushtë me institucionet relevante të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA 2018. Nxënësit tanë në këtë test nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë”, tha ndër të tjera ai, transmeton Klan Kosova.

Testit PISA 2018 do t’i nënshtrohen dymbëdhjetë shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore të Prishtinës, si në vijim:

Shkolla të mesme:

– SHML “Xhevdet Doda”;

– SHML “Eqrem Çabej”;

– SHML “Sami Frashëri”;

– SHML “Ahmet Gashi”;

– SHML “Gjimnazi Matematikor Specialistik”;

– SHML “Alauddin”;

– SHMEJ “Hoxhë Kadri Prishtina”;

– SHML “28 Nëntori”;

– SHML “Gjin Gazulli”;

– SHML “Abdyl Frashëri”;

– SHML “Dr. Ali Sokoli”;

– SHML “Shtjefën Gjeçovi”;

– SHFMU “Elena Gjika”;

– SHFMU “Asim Vokshi”;

– SHFMU “Emin Duraku”;

– SHFMU “Ismail Qemali”;

– SHFMU “Nazim Gafurri”;

– SHFMU “7 Marsi”;

– SHFMU “Nënë Terezë”;

– SHFMU “Shkollë e Gjelbër”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit