Këto janë shtetet më të mira për të punuar jashtë vendit në vitin 2022

Mos i humb

Pandemia ka bërë që të bëjmë ndryshime të mëdha në jetën tonë, por a keni menduar ndonjëherë të punoni në një vend tjetër? Me kaq shumë punë që po zhvendosen në internet, puna në distancë është tani më e lehtë se kurrë.

Stili i jetesës dixhitale është rritur vitet e fundit dhe shumë vende priren të tërheqin punonjës të huaj. Expat Insider ka renditur vendet më të mira për të punuar, bazuar në sondazhet e kryera me emingratët që tashmë jetojnë atje.

Tajvani

Në vitin 2021 Tajvani zuri vendin e parë në Indeksin e Punës jashtë vendit. Të anketuarit ishin të kënaqur me sigurinë në punë – me 83 për qind të kënaqur përgjithësisht, në kontrast me 61 për qind ndërkombëtarisht.

Shumica e të anketuarve ishin të kënaqur me orët e tyre të punës (74 përqind) ndërsa dy në pesë nuk mund të ishin më të lumtur me punën e tyre – që është gati dyfishi i mesatares ndërkombëtare.

Zelanda e Re dhe Republika Çeke

Zelanda e Re doli në vendin e dytë, ndërsa Republika Çeke u rendit e treta. Vendi i Evropës Lindore ka qenë vazhdimisht në tre vendet e para dhe merr vlerësimin më të fortë në kategorinë e punës dhe kohës së lirë. Më shumë se katër në pesë (82 për qind) janë përgjithësisht të kënaqur me orët e tyre të punës dhe 80 për qind janë të kënaqur me balancën e tyre punë-jetë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit