Këto janë ushqimet që duhet të shmangni kur vuani nga koliti

Mos i humb

Koliti ulceroz është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulcera, në mukozën e rektumit dhe zorrës.

Ushqime të caktuara ose zakonet e të ngrënit nuk janë shkaktarët e kolitit ulceroz, por ato mund ta përkeqësojnë sëmundjen.

Fasulet

Thjerrëzat dhe fasulet janë të pasura me fibra dhe mund të shkaktojnë gazra, prandaj nuk janë ushqimi ideal për ata që vuajnë nga koliti ulceroz, shkruan Shije.

Kafeja dhe çaji

Kafeja, çaji dhe pije të tjera me kafeinë pengojnë në shërimin e pacientëve me kolit ulceroz.

Brokoli

Perimet si brokoli, lulelakra, selinoja, janë të pasura me fibra dhe nuk treten lehtësisht, prandaj mund të shkaktojnë gazra, fryrje dhe dhimbje të barkut.

Misri dhe kërpudhat

Edhe misri apo kërpudhat janë të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë irritim të zorrëve dhe diarre.

Të gjitha llojet e erëzave

Mund t’i përdorni pak në gatimet tuaja, por asnjëherë mos i bëni ushqimet shumë djegëse./Kosova Post/

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit