Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të flini!

Mos i humb

Vuani nga pagjumësia? Provoni të ndryshoni ushqimet që konsumoni para se të flini.

Ushqimet që ju hani para se të shtriheni në shtrat kanë një rol të rëndësishëm pasi mund t’ju ndihmojnë të flini më shpejt.

Në galerinë e mëposhtme do të njiheni me shtatë prej tyre:

1-Qershitë.

Qershitë përmbajnë melatoninë, që ndihmon në kontrollimin e cikleve gjumë-zgjim.

2-Oriz Jasemini.

Nëse konsumoni oriz jasemini katër orë para se të shtriheni mund t’ju t’ju zërë gjumi shumë shpejt.

3-Bananet.

Bananet përmbajnë magnezium dhe potasiumin, që ndihmojnë në relaksimin e muskujve.

4-Drithëra.

Nëse hani karbohidrate që treten lehtë para se të flini, mund t’ju ndihmojë t’ju zërë gjumi më shpejt.

5-Patate të ëmbla.

Patatet e ëmbla përmbajnë potasium dhe karbohidrate komplekse që ju ndihmojnë të flini.

6-Qumështi.

Qumështi përmban triptofan, megjithatë ka ende debate nëse ju ndihmon apo jo vërtetë të flini.

7-Çaj bimor.

Çajrat bimorë pa kafeinë, si ai i kamomilit, ju ndihmojnë të flini gjumë më shpejt./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit