Khan “i befasuar” që Pakistani nuk u ftua në Samitin e Klimës

Mos i humb

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tha se është i “befasuar” që Pakistani nuk është ftuar në Samitin e Klimës që do zhvillohet me thirrjen e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh nga Twitteri lidhur me Samitin e Klimës i cili planifikohet të zhvillohet nëpërmjet internetit më 22-23 prill, Khan tha se “Më ka befasuar kakofonia lidhur me mos-ftesën e Pakistanit në konferencën për ndryshimet klimatike”.

Pakistani, politikat e tij të mjedisit për të zvogëluar efektin e ndryshimeve klimatike i ka formësuar në përputhje me vendosmërinë për t’u lënë brezave të ardhshëm një vend të pastër dhe të gjelbër, tha Khan i cili shtoi se përpjekjet e tyre kundër ndryshimeve klimatike njihen botërisht dhe kanë marrë lëvdata.

Ai vuri në dukje se janë të gatshëm që përvojat e tyre t‘ua transmetojnë shteteve që dëshirojnë të mësojnë.

Presidenti amerikan Joe Biden më 26 mars ftoi në Samitin e Klimës që do zhvillohet nëpërmjet internetit më 22-23 prill 40 liderë botërorë, përfshirë edhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Në samitin në fjalë në mesin e vendeve të ftuara janë Rusia, Kina dhe India.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit, Zahid Hafeez Chaudhri në një deklaratë lidhur me çështjen vuri në dukje se 80 për qind e emetimeve globale vijnë nga vendet e ftuara në Samitin e Klimës. Ai theksoi se Pakistani ndodhet në mesin e 10 vendeve më të prekura nga ndryshimet klimatike dhe se vendi i tij ka një pjesë prej më pak se 1 për qind në emetimin global.

Chaudhri tha se Pakistani është i vendosur të luajë rolin që i takon në këtë luftë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit