Kiçmari i tregon Hoxhajt faktin që u kishte premtuar bursa studentëve të Fixhit

Mos i humb

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri dhe në Australi, Sabri Kiçmari, ia ka plasuar ish-ministrit të Jashtëm, tash zëvendëskryemisnitër, Enver Hoxhajt, si fakt, shkrimin e një gazete në Fixhi që citonte këtë të fundit të ketë premtuar bursa për studentët e këtij shteti, në rast të njohjes së Kosovës.

Ka marrë shkas për këtë nga pyetja që gazetari Adriatik Kelmendi ia kishte bërë Hoxhajt së fundi në Rubikon të KTV-së, në lidhje me deklarimet e Kiçmarit, se Hoxhaj ka bërë premtime para shteteve të caktuara, të cilat nuk i ka mbajtur.

“Ai nuk e pranoi një gjë të tillë dhe kërkoi t’i dëshmohet. Po e ndaj me ju një premtim të tij të pambajtur, që është citat nga një gazetë e Fijit ‘Fiji Sun’, e datës 27. Gusht 2012, e cila shkruan se Ministri Hoxhaj ka premtuar 20 bursa për studentë të Fixhit”, ka shkruar Kiçmari.

Më tutje, Kiçmari ka kritikuar Hoxhajn edhe për ato që i ka quajtur fraza paradoksale.

E ka pyetur se s’i mund të kërkojë njohje të shtetit, derisa Hoxhaj thotë se Kosova nuk e ka përmbyllur shtetësinë.

Lexojeni të plotë komentin e Kiçmarit:

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj në intervistën e pardjeshme në Rubikon, dhënë gazetarit Adriatik Kelmendi, përsëritit disa herë frazat e mëposhtme politike: “Por, shtetësia jonë nuk është rrumbullakuar, se nuk jemi ende shtet anëtar i OKB …. Kosova synon që ta përmbyll shtetësinë ….Nëse ka vullnet politik për ta përmbyll shtetndërtimin e Kosovës, për ta kompletue sovranitetin e Kosovës ….Që ta përmbyllim shtetndërtimin, që ta kompletojmë sovranitetin….Ne në 2017 kemi pasë zgjedhje, kemi folë per zhvillime të mëdha, për përmbyllje të shtetndërtimit ….Në pranverë 2019 duhet ta përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit