Kim flet pas takimit me Gledis Nanon: Policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut

Mos i humb

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim është takuar sot me Drejtorin e Përgjitshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Në përfundim të këtij takimi, pak kohë pasi Nano mori detyrën, Kim u shpreh se bashkëpunimi i fortë me SHBA dhe Shqipërisë për cështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm.

Ndër të tjera përpara gazetarëve ajo shtoi se SHBA do të vijojë të mbështesë policinë shqiptare, ndërsa theksoi rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut.

“Pata një takim shumë të mirë mëngjesin e sotëm me drejtorin e policisë. Erdha për ta takuar dhe për t’i uruar atij suksese në detyrën e re.

Për ne bashkëpunimi i fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë për cështjet e ligjzbatimit mbetet i rëndësishëm. Ne do vijojmë të ofrojmë sa më shumë mbështetje të jetë e mundur.

Folëm gjithashtu edhe për rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut.

Z.Nano dhe unë jemi mbëhstetës të fortë të prezencës së policisë.

Dhe e dimë që punonjësit e policisë së shtetit ndërrmarin rreziqe të mëdha madje edhe duke humbur jetën e tyre për të ruajtur ligjin e rendin.

Disktuam rëndësinë se si ligjzbatimi të ruhet nga cdo lloj ndikimi apo influence që vjen nga jashtë”- u shpreh ambasadorja Kim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit