Sundimtari i Koresë së Veriut Kim Jong Un mbikëqyri nisjen e një “nëndetëseje taktike të sulmit bërthamor”, raportuan mediet e kontrolluara nga shteti.
”Ceremonia e nisjes paralajmëroi fillimin e një kapitulli të ri për forcimin e forcës detare”, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).
”Nëndetësja do të kryejë misionin e saj luftarak si një nga asetet kryesore sulmuese nëndetëse të forcës detare të Koresë së Veriut”, tha KCNA.
”Armatosja e marinës me armë bërthamore ishte një detyrë urgjente e kohës”, tha Kim gjatë fjalimit të tij në ceremoni, sipas KCNA.
Ai gjithashtu njoftoi se vendi planifikon të ndërtojë më shumë nëndetëse, përfshirë një me energji bërthamore.