Kim Jong Un: Nuk do ketë kurrë me luftëra

Mos i humb

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se beson që vendit të tij nuk do t’i duhet më të luftojë për shkak se arsenali i tij bërthamor i garanton sigurinë.

“Me arsenalin tonë të madh dhe efektiv bërthamor të vetëmbrojtjes, nuk do të ketë më luftëra mbi këtë tokë dhe siguria dhe e ardhmja e vendit tonë do të jenë të siguruara përherë”, tha Kim në një fjalim të tij.

Duke folur para një grupi veteranësh në 67 vjetorin e armëpushimit që efektivisht i dha fund luftës mes koreve, Kim tha se armët bërthamore do t’i mundësonin Koresë së Veriut mbrojtjen e vetvetes kundër çdo kërcënimi ushtarak nga forcat imperialiste dhe armiqësore. Prej vitesh, Koreja e Veriut ka punuar për armët e saj bërthamore duke i konsideruar ato tërësisht në funksion të mbrojtjes apo zmbrapsjes së përpjekjeve për pushim apo ndryshim regjimi.

Por disa ekspertë thonë se armët bërthamore do ta forconin Penianin dhe do ti mundësonin regjimit të Kim Jong Unit të adoptonte politika më armiqësore dhe luftarake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit