Kim takim me Ballën dhe Rushajn: Palët të ngrihen mbi partinë kur është e mundur

Mos i humb

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me krerët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushajn dhe të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Takimin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja Kim ku krahas fotos me ta, shkruan se palët duhet të trajtojnë njëri-tjetrin më me respekt, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, si dhe të ngrihen mbi partishmërinë nëse është e mundur.

POSTIMI:

Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre legjislative përkatëse. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit