Kimioterapia nuk rrezikon të prekurit me COVID-19

Mos i humb

Tejmbushja e spitaleve, ankthi ndaj infektimit me Covid-19 dhe frika se kimioterapia mund të ulë mundësitë për të jetuar të pacientëve të prekur me koronavirus ka bërë që shumë herë trajtimi të shtyhet, duke vënë jetën e tyre në rrezik. Sipas një studimi të udhëhequr nga studiuesit e Imperial College në Londër është arritur në konkluzionin se kimioterapia tek pacientët me kancer të prekur nga Covid-19 nuk përbën një rrezik për mbijetesën e tyre. Pjesë e studimit ishin 890 pacientë të infektuar me kancer në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Ku pacientët me kancer të gjirit kishin gjysmën vdekshmërisë krahasuar me të sëmurët e tjerë.

Studiuesit duke përfshirë në studim 19 spitale të ndryshme në të gjithë Evropën, përfshirë Spitalin Hammersmith në Londër – deklaruan se qëllimi i tyre është të zbulojnë se përse.

Dr David Pinato, drejtues i studimit,  deklaroi se pandemia në shumë raste trajtimi i kancerit mund të jetë i sigurt për t’u përdorur, në varësi të gjendjes së  pacientit dhe faktorëve të rrezikut.” Në studim, një në tre pacientë me kancer me Covid-19 kishte vdekur midis fundit të shkurtit dhe fillimit të prillit. Gjetjet e studimit mund të përdoren për të gjetur se cilët pacientë me kancer ishin më të prekur dhe duhet të kujdesen më shumë nga virusi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit