Kina ankohet në OBT për taksat amerikane

Mos i humb

Kina i është drejtuar Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) për të zgjidhur çështjen e taksave me SHBA-të, duke parashtruar një ankesë pasi administrata e presidentit Trump vendosi taksa shtesë prej 15 për qind për mallrat kineze.

“Taksat e vendosura nga SHBA shkelin rëndë konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve në Osaka”, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua duke cituar një kumtesë të Ministrisë së Tregtisë të Kinës.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte një takim dypalësh me homologun e tij kinez Xi Jinping në margjinat e Samitit G20 të mbajtur në qershorin e kaluar në qytetin japonez Osaka.

Veprimi i Kinës vjen pasi SHBA-të nga 1 shtatori vendosën taksa shtesë prej 15 për qind ndaj importeve kineze me vlerë prej 300 miliardë dollarëve.

“Kina është jashtëzakonisht e pakënaqur me dhe vendosmërisht kundërshton taksat”, thuhet në kumtesën e ministrisë kineze.

Ai të gjithashtu thuhet se Kina “do të ruajë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saja legjitime dhe do të mbështesë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, si dhe rendin tregtar ndërkombëtar në përputhje me rregullat e OBT-së”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit