Kina do të hapë konsullatë në Bandar Abbas të Gjirit Persik

Mos i humb

Irani i ka dhënë leje Kinës që të hapë konsullatë në qytetin qendror të provincës Hormuzgan, në Bandar Abbas, në bregun e Gjirit Persik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Presidencës së Iranit, kërkesa e Kinës për hapjen e një konsullate u vendos në Këshillin e Ministrave të mbledhur nën kryesinë e presidentit Ibrahim Reisi.

Këshilli i Ministrave i dha leje Kinës që të hapë konsullatë në Bandar Abbas, me rekomandimin e ministrit të Jashtëm iranian, Husein Emir Abdullahiyan, duke marrë parasysh parimin e reciprocitetit dhe respektimit të ligjeve të tjera.

Nga ana tjetër, me sugjerimin e Abdullahiyan, u vendos që të hapet një konsullatë në qytetin Kapan të Armenisë, në kufirin e Azerbajxhanit dhe Iranit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit