Kina i bashkohet programit për qasjen globale të vaksinave për COVID-19

Mos i humb

Kina iu bashkua Programit të Qasjes Globale të Vaksinave (COVAX) për koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Chunying, njoftoi se Kina iu bashkua COVAX duke nënshkruar një marrëveshje me Unionin Global për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI).

“Bëjmë këtë hap konkret për të siguruar shpërndarjen e barabartë të vaksinave, veçanërisht për vendet në zhvillim dhe shpresojmë që vendet e tjera të afta të bashkohen dhe të mbështesin COVAX”, tha në deklaratë zëdhënësja Chunying.

Kina do të punojë me partnerët e COVAX, theksoi Chunying, e cila shtoi se vendi i saj do të përpiqet të mbrojë shëndetin dhe sigurinë e të gjithë njerëzve kundër koronavirusit.

Nëpërmjet COVAX që zhvillohet nën koordinimin e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), synohet që deri në fund të vitit 2021 të shpërndahen 2 miliardë doza të vaksinës. Qëllimi i programit është shpërndarja njëkohshëm dhe në mënyrë të barabartë e vaksinave COVID-19 për të gjitha vendet si dhe mbështetja e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme nga vendet e pasura.

Deri më tani, programit COVAX i janë bashkuar rreth 170 vende, ndërsa vazhdojnë bisedimet me 25 vende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit