Kina kërkon dyfishimin e energjisë elektrike që do të marrë nga Rusia

Mos i humb

Kina aplikoi në kompaninë më të madhe të Rusisë për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike “Inter RAO” dhe kërkoi që sasia e energjisë elektrike që do të sigurojë nga këtu të dyfishohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Alexander Panin, anëtari i bordit drejtues të “Inter RAO”, kompania e vetme që ka kompetencën për eksportin e energjisë elektrike në Rusi, në një deklaratë për gazetarët tha se Kina ka aplikuar në kompani për rritjen e kërkesës së energjisë elektrike.

“Ndaj Kinës bëhet një furnizim prej rreth 285 milionë kilovat orë në muaj”, njoftoi Panin i cili tha se “Kanë kërkuar 555 milionë kilovat orë në muaj. Për muajt nëntor dhe dhjetor është kërkuar pothuajse dy herë më shumë dhe do ta përballojmë pothuajse të gjithë këtë. Shpresojmë që këtë vit të sigurojmë energji elektrike në nivel rekord për Kinën”.

Ndërprerja e energjisë elektrike në shumë rajone të Kinës për shkak të problemeve kryesisht në kërkesën për qymyr, ndikon negativisht në jetën e qytetarëve.

Eksportet e energjisë elektrike të Rusisë drejt Kinës vitin e kaluar u ulën me 1.3 për qind krahasuar me vitin 2019, duke rënë në 3 miliardë kilovat orë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit