Kina në aeroporte kërkon rezultat negativ të testit COVID-19

Mos i humb

E përditshmja Global Times raportoi se shtetasit e huaj që mbërrijnë në Kinë do të duhet të bëjnë kërkesë për një certifikim shëndetësor nga ambasadat kineze para se të fluturojnë në vend dhe të sigurojnë “rezultate negative të testit të acidit nukleik” që deklaron se nuk vuajnë nga sëmundja e koronavirusit.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës, Administrata e Përgjithshme e Doganave dhe Ministria e Punëve të Jashtme, testet duhet të kryhen më së shumti pesë ditë para nisjes në institucionet shëndetësore të përcaktuara ose të njohura nga ambasadat kineze jashtë shtetit.

“Masa vepron në kuadër të përpjekjeve të vendit për të përmirësuar përhapjen e pandemisë globale”, tha deklarata, duke shtuar se shtetasit kinezë që kërkojnë të kthehen në shtëpi duhet të ngarkojnë rezultatet e testit përmes një “mini-programi shëndetësor” në aplikacionin e mesazheve WeChat. 

Xinjiang raporton raste të reja, rihapen kinematë

Njoftimi erdhi pasi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi 11 raste të reja të koronavirusit, përfshirë tre raste të importuara.

Nga rastet e reja, shtatë u raportuan nga rajoni autonom me shumicë muslimane Xinjiang, rajon i cili është shtëpi e komunitetit etnik ujgur.

Ky rajon raportoi mbi dhjetë raste të reja ditore gjatë javës së kaluar, duke e shtyrë kryeqytetin krahinor Urumqi në mbyllje. Autoritetet lokale po ashtu kanë “ndëshkuar” së paku dhjetë persona për “lëshimin e informacionit të rremë në internet” lidhur me rastet e fundit COVID-19 në rajon.

Që kur u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan, Kina ka raportuar 83.693 raste të koronavirusit, përfshirë 4.634 vdekje.

Ndërkohë, autoritetet kineze kanë lejuar operatorët të rihapin kinematë, me 1.271 vende që rifilluan dje.

Të paktën 155 mijë persona morën pjesë në kinema ditën e parë, duke kontribuar 3.476 milionë juanë (rreth 497 mijë dollarë), rreth 2 për qind e mesatares ditore të vitit të kaluar.

Administrata e Filmit në Kinë lejoi kinematë në “zona me rrezik të ulët” të rrifillojnë operacionet me masa efektive parandaluese të epidemisë në vend.

Po ashtu edhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Pekin është vendosur të mbahet në fund të muajit gusht. Më herët, festivali ishte planifikuar të mbahet midis 19-29 prillit, por u prolongua për shkak të pandemisë COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit