Kina refuzon fazën e dytë të hetimeve për origjinën e koronavirusit

Mos i humb

Kina të enjten kundërshtoi propozimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të kryer një fazë të dytë të hetimeve të origjinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Plani i punës për hulumtimin e origjinës të fazës së dytë të propozuar nga OBSH-ja përmban gjuhë që nuk respekton shkencën”, tha Zeng Yixin, nënkryetar i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës, transmetoi transmetuesi publik CGTN.

Vendimi erdhi pasi OBSH-ja të premten propozoi fazën e dytë të hetimeve për origjinën e koronavirusit, duke përfshirë inspektimin e laboratorëve dhe tregjeve në Wuhan, nga ku u raportuan rastet e para të virusit në dhjetor 2019.

Zeng e quajti lëvizjen si “arrogante” dhe një “mosrespektim të arsyes së shëndoshë” me kthimin e saj në teorinë e “burimit nga laboratori”, raportoi e përditshmja “South China Morning Post”.

“Isha shumë i befasuar sepse vendos hipotezën se ‘shkelja e protokolleve laboratorike të Kinës shkaktoi rrjedhjen e virusit’ si një nga prioritet e kërkimit”, tha ai.

Zyrtari kinez argumentoi se askush nga stafi ose të diplomuarit në Institutin e Virologjisë Wuhan, në qendër të pretendimeve të rrjedhjes nga laboratori, “nuk ishin infektuar me koronavirus dhe se laboratori nuk kishte kryer ndonjë studim”.

Ribërja e kërkesës për një hetim të ri erdhi pas presionit nga shtetet perëndimore pasi ekipi i përbashkët ndërkombëtar i kërkimit OBSH-Kinë publikoi raportin e tij në shkurt pas vizitës në Kinë, pas më shumë se dhjetë ditë hulumtime rreth origjinës së virusit.

Pekini tha se përpjekje të tilla ishin për të politizuar punën shkencore. “Këta shkencëtarë të ashtuquajtur janë politikanë. Shkencëtarët e vërtetë me qëndrim neutral po përballen me sulme nga forca ekstreme të vendeve të caktuara”, tha Wang Wenbin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, në fillim të këtij muaji.

Ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë nga OBSH-ja dhe Kina në një konferencë për shtyp në shkurt tha se nuk ka prova të mjaftueshme që koronavirusi ishte përhapur në Wuhan para dhjetorit 2019.

Dr. Peter Ben Embarek, nga ekipi i OBSH-së, kishte thënë se provat tregojnë gjithashtu për një rezervuar natyror të virusit, pra popullatën e lakuriqëve.

“Por meqenëse Wuhani nuk ndodhet afër vendbanimit të lakuriqëve të natës, kështu që një kërcim i drejtpërdrejtë i këtij virusi në Wuhan nuk ka shumë gjasa. Se si virusi hyri në treg ende nuk dihet. Pritësi ende nuk është identifikuar”, tha ai.

Ai i bëri thirrje trupit shëndetësor botëror që “në mënyrë aktive dhe të kujdesshme të promovojë punën gjurmuese që do të kryhet vazhdimisht në shumë vende dhe rajone përreth globit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit