Kinë: 27 raste të reja infeksioni! Infermierja pozitive, izolohet spitali në Pekin

Mos i humb

Pekini ka izoluar Spitalin NdërkombëtarUniversitar pasi një infermiere u testua pozitive për infeksionin nga koronavirusi.

Njëzet e shtatë raste të reja të Covid janë raportuar në vend, 22 prej të cilave në Pekin, ku shpërthimi i ri i infeksionit vazhdon të jetë shqetësues.

Sipas ‘Global Times’, duke filluar nga data 11 qershor, numri i përgjithshëm i rasteve të reja është rritur në 205.

Në mesin e 27 rasteve të raportuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, 23 janë raste të infektimit brenda vendit kurse katër ‘të importuara’.

Në të gjithë gjigantin aziatik, buletini zyrtar flet për 4,634 vdekje për shkak të pandemisë dhe 83,352 infeksione.

Sipas Qendrës Kineze të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, shpërthimi i ri i Covidit i zbuluar në Pekin në një treg me shumicë, ka ardhur nga Europa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit