Kinë, 47 raste të reja me Covid-19 të importuara nga jashtë

Mos i humb

Derisa lufta e Perëndimit kundër koronavirusit të ri (Covid-19) po arrin kulmin, Kina, epiqendra origjinale e pandemisë, nuk ka raportuar asnjë rast vendor të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, (AA).

Në konferencën e tij të përditshme për koronavirusin, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se vendi raportoi gjithsej 47 infeksione të reja, të gjitha këto nga jashtë.

Po ashtu raportuan katër vdekje të reja, tre në provincën më të goditur Hubei, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3.281.

“Rreth 491 pacientë u liruan nga spitali pas mjekimit dhe 1.215 persona që kishin pasur kontakte të ngushta me pacientë të infektuar u lanë të lirë nga vëzhgimi mjekësor. Numri i rasteve serioze në 174”, tha Komisioni.

Me shifrat e fundit, numri i rasteve të përgjithshme me Covid-19 arriti në 81.221, pasi numri i përgjithshëm i rasteve të importuara është 474.

Pas shfaqjes në Wuhan në provincën Hubei dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 169 vende dhe rajone, duke goditur fuqishëm Iranin, si dhe vendet evropiane dhe SHBA-në.

Numri i të vdekurve në Itali është mbi 6.800, dyfish i vdekjeve në Kinë, pasi vdekjet e lidhura me virusin arritën në 3.000 në Spanjë, 1.100 në Francë dhe 800 në SHBA.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen epidemi globale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit