Njëmbëdhjetë prej rasteve të brendshme u regjistruan në provincën verilindore Jilin dhe një në Hubei, kryeqyteti i së cilës, Wuhan, ishte epiqendra e pandemisë globale.
Jilin ndodhet pranë kufirit me Korenë e Veriut, ku situata e virusit është e paqartë. Asnjë vdekje nga virusi i ri nuk është raportuar në Kinë për gati një muaj, ndërsa numri i njerëzve në trajtim nga COVID-19 në shkallë vendi ra në 148, me 798 të tjerë nën izolim.
Kina ka raportuar gjithsej 4.633 vdekje dhe 82.901 raste me COVID-19.
Rritja e rasteve të reja mund të shkaktojë shqetësime për heqjen e masave të rrepta të distancimit fizik dhe rihapjen e shkollave dhe institucioneve të tjera publike.
Fotografitë e përhapura së fundmi të njerëzve që shoqëroheshin në një bar në Shanghai gjatë fundjavës tërhoqën disa kritika në internet.


