Kinë, fillon stërvitja ushtarake paqeruajtëse e OKB-së “Fati i Përbashkët-2021” me 4 shtete

Mos i humb

Stërvitja shumëkombëshe paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara, e organizuar nga Kina, filloi të hënën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës përmes një deklarate, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarë nga Kina, Pakistani, Mongolia dhe Tajlanda marrin pjesë në stërvitjen “Fati i Përbashkët-2021 (Shared Destiny-2021)” në rrethin Queshan në provincën Henan të Kinës qendrore, e cila do të zgjasë deri më 15 shtator.

Sipas ministrisë, personeli do të trajnohet në vëzhgimin e fushës së betejës, vigjilencën dhe patrullimin, shoqërimin e armatosur, mbrojtjen e civilëve, përgjigjen ndaj sulmeve të dhunshme dhe terroriste, krijimin e bazave të përkohshme operative, shpëtimin në fushat e betejës dhe kontrollin e epidemisë, operacionet themelore të misioneve paqeruajtëse të OKB-së.

Më tej theksohet se kjo është stërvitja e parë multilaterale paqeruajtëse e OKB-së e organizuar nga ushtria kineze.

Kjo “synon t’i përgjigjet iniciativës së OKB-së ‘Veprimi për Paqen’… dhe të promovojë bashkëpunimin praktik midis vendeve që kontribuojnë në trupat për të bërë përpjekje të bashkërenduara në rritjen e aftësisë së gatishmërisë së forcave paqeruajtëse për kryerjen e detyrave”, thuhet në deklaratë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit