Kinë, gjenden rezerva të gazit natyror prej 115.3 miliardë metra kub

Mos i humb

Pekin

Rezerva të gazit natyror prej 115.3 miliardë metra kub janë zbuluar në krahinën autonome të Kinës, Xinjiang, ku jeton minoriteti turk i Ujgurëve.

Agjencia e lajmeve Xinhua bëri të ditur se kompania kineze PetroChina në jug të Xinjiang ka gjetur rezerva të gazit natyror prej 115.3 miliardë metra kub.

Zëvendës-drejtori i përgjithshëm i kompanisë Tien Cun deklaroi se hulumtimet e bëra në këtë rajon kanë qenë të suksesshme, dhe tashmë nga muaji i ardhshëm pritet fillimi i prodhimit të rregullt të gazit natyror.

Ndryshe Kina është shpenzuesi më i madh botëror i energjisë. Rajoni Ujgur në veriperëndim të Kinës, përveç naftës dhe gazit natyror, është e pasur edhe me ar, platin, argjend, uranium, qymyr dhe burime të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit