KINË – Ministri i Jashtëm Qin Gang lirohet nga detyra

Mos i humb

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang, i cili nuk është parë në publik për një muaj, është liruar nga detyrat e tij, njoftuan sot mediet shtetërore kineze.

”Qin Gang, në detyrë që nga dhjetori 2022, është zëvendësuar nga paraardhësi i tij Wang Yi”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

Asnjë arsye nuk jepet nga agjencia, e cila raporton emërime të tjera, përfshirë atë të Pan Gongsheng, një ekonomist me profesion, në krye të Bankës Qendrore.

Në detyrë që nga fundi i dhjetorit, Qin nuk është parë më që nga 25 qershori dhe një takim me homologun e tij vietnamez në Pekin.

Që atëherë, ai ka humbur disa takime diplomatike, duke përfshirë një takim të rëndësishëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Indonezi në fillim të korrikut.

Një mungesë që krijoi shumë thashetheme në rrjetet sociale, nxiti diskutime mes kinezëve dhe shtoi presionin ndaj autoriteteve, të cilët iu shmangën shumë pyetjeve mbi këtë temë.

Ministria e Jashtme kineze e kishte justifikuar më pas këtë mungesë të Qin Gang me “arsye shëndetësore”.

Që nga fillimi i mungesës së Qin Gang, paraardhësi i tij Wang Yi kishte përmbushur tashmë disa nga detyrimet e ish-ministrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit