Kinë, sulm në një çerdhe fëmijësh, dhjetëra të lënduar

Mos i humb

Të paktën 54 persona janë lënduar si pasojë e një sulmi të një personi me një substancë kimike në një çerdhe në provincën jugperëndimore kineze Yunnan.

Sipas South China Morning Post, sulmuesi ka hipur mbi murin e një çerdheje në qytetin Kaiyuan dhe ka spërkatur mbi fëmijët dhe mësuesit sodë kaustike (Hidroksidi i natriumit).

Të paktën 51 fëmijë dhe 3 mësues janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim.

Autori 23-vjeçar i sulmit është arrestuar, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimin për zbardhjen e rastit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit