Kinezët “harrojnë” pandeminë, radhë të gjata për të blerë iPhone 12

Mos i humb

Edhe pse në kohë pandemie, duket se adhuruesit e iPhone 12 nuk ndalen. Ata kanë qëndruar disa orë në radhë, me maska dhe në distancë sociale në dyqanin e Apple në Shangai vetëm për një telefon të ri.

Klientët janë shprehur se kanë zgjedhur ta blejnë për shkak të mundësisë për përdorimin e rrjetit 5G. ndërsa të tjerë thonë se adhurojnë funksionet e telefonit të ri, që në versionin iPhone 12 Pro, vjen me 3 kamera dhe shumë opsione të reja.

Kujtojmë që javën e shkuar, Apple prezantoi telefonin më të ri, me çmimin fillestar 799 dollarë dhe që pritet të nxisë fitime marramendëse për kompaninë amerikane, deri në muajin dhjetor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit