Kishte mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar, pranga 36-vjeçarit në Skrapar

Mos i humb

Policia e Skraparit ka zbuluar një parcelë me kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë dhe për këtë është arrestuar 36-vjeçari Lulëzim Shallari, i cili ka përfunduar në pranga.

Shallari akuzohet se dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, ndërkohë që policia gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi një dorezë metalike.

Po ashtu, në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë F. Sh., 65 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep. Dyshohet se 65-vjeçari ka shpërdoruar detyrën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit