Kishte mbushur shtëpinë me drogë e armë, pranga shqiptarit në Greqi

Mos i humb

Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap me drogë dhe armë në banesë.

Mediat greke raportojnë se rasti në fjalë është regjistruar në Nea Filothei të Athinës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, janë gjetur 2.1 kg marijuanë, 55 gram kokainë, 760 kapsula narkotike, 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 4850 euro si dhe 2 peshore.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti si dhe zbulimit nëse shqiptari vepronte i vetëm apo jo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit