Kishte shkuar për të peshkuar, gjendet i mbytur një 45-vjeçar në lumin Osum

Mos i humb

Gjendet i mbytur në lumin Osum një person.

Raportohet se  Ilir Mejdani, 45 vjeç është nxjerr sot rreth orës 10 nga lumi Osum i pa jetë nga forcat e zjarrfikëses.

Mejdani kishte shkuar për të peshkuar në lumin Osum.

Trupi i 45-vjeçarit u gjet në afërsi të urës së Gorricës.

Nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij, teksa trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit