Kjo është kompania që ka përfituar 9 tenderë nga Komuna e Drenasit

Mos i humb

Komuna e Drenasit, duket që bashkëpunon kogja ngushtë me një kompani. Kjo pasi nga nëntë tenderët e shpallur, të gjithë ia ka dhënë asaj.

Kështu ka njoftuar FLOSSK dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion, të cilët po realizojnë një projekt me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Sipas të dhënave të tyre, është kompania ‘N.N.T. Milazim Shala’, ajo që ka fituar 100.00%, të tenderëve. Konkretisht 9 nga 9, të tenderëve në këtë komunë me vlerë mbi 400 mijë euro.

FLOSSK dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion po zbatojnë zbatuar programin “Qasja dhe përpunimi automatik i të dhënave të kontratave nga platforma e prokurimit publik në Kosovë – AntiKorr”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit