Kjo është Komuna me ajrin më të ndotur në Kosovë

Mos i humb

Moskontrolli teknik i veturave është më i dëmshëm se vjetërsia e tyre sa i përket ndotjes së ajrit.

Ndërkaq, Gjilani është komuna me ajrin më të ndotur në Kosovë në periudhën e fundit, ndonëse shumë prej qytetarëve mund të mendojnë se Prishtina zë vendin e parë për këtë, thotë kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (AMM), Ilir Morina.

Ndërsa, shton se Prizreni është komuna më pak e rrezikuar nga ndotja e ajrit. Ai ka thënë se nga të dhënat që përcjellin që nga viti 2012 bënë që të dinë vendet ku janë më të ndotura dhe burimet ndotëse.

Sipas Morinës, në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë deri në Lipjan, jo në çdo periudhë shkaktar i ndotjes së ajrit është KEK-u, pavarësisht se si burim i ndotjes në përgjithësi, qëndron si shkaktar i parë.

“Brenda dy-tri javëve të fundit më i ndotur ka qenë Gjilani, në bazë të aparaturave tona, se Prishtina. Prizreni, ende nuk ka pasur tejkalime apo ndotje që rrezikon sado pak shëndetin e popullatës, është në të gjelbër. Prishtina, në dy stacione ka dallime. Stacioni jonë, tek ndërtesa Rilindja ka ndotje më shumë sepse është në qendër të Prishtinës, kurse stacioni tek instituti hidrometeorologjik më në periferi është për një nuancë më e lehtë. Pastaj, Hani i Elezit, ka ditë që është, ndoshta aty është pak edhe ndërtimi i rrugës, ka ndotje mjaft ekstreme”.

“Si ndotës, si burim është KEK-u, pastaj vjen transporti. Varësisht se si digjen lëndët djegëse, ai është ai bilanci energjetik, sa digjet thëngjill, sa digjet naftë, sa digjet benzinë dhe dru dhe forma të tjera.
Mirëpo, gjatë kohës së dimrit, tani që po fillon shfrytëzimi i ngrohtores i secilës shtëpi ose banesë, normal që secili ka ndezë në mënyrë automatike ose manuale stufat e instaluara që i ka nëpër ndërtesa ose nëpër banesa dhe normal që kjo djegie lirohet pa asnjë filtër, asnjë shtëpi nuk e ka ndonjë filtër dhe në bazë të oxhakut dalin përjashta ato gazra”.

“Të gjithë ato gazra e përbëjnë një shumë, që ne përafërsisht po i ndajmë në 30 deri 40 për qind e ndotjes në qytet, në viset urbane vjen nga këto ndezjet që i bëjmë ne si qytetarë. Për ngrohje një shumë prej 25 deri në 35 për qind sillet transporti”, tha për EO.

Kryeshefi i AMM-së, ka thënë se burimet e ndotjes nuk janë duke u zvogëluar, mirëpo sipas tij, gjithçka varet nga moti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit