Kjo është mënyra më e mirë e ruajtjes së miellit

Mos i humb

Mielli është artikull i cili blihet lehtë. E bartni në shtëpi nga dyqani në një ndër qeset e rënda, pastaj e vendosni në një kënd të errët dhe e lini aty derisa t’ju nevojitet, apo jo?

Fatkeqësisht, nuk është kështu.

Të gjitha llojet e miellit me kalimin e kohës prishen, por tërheqin edhe krijesa të padëshirueshme, siç janë insektet pa marrë parasysh sa ju janë të pastër vendi dhe kuzhina ku e keni lënë.

Qe si ta pengoni këtë:

Blini vetëm aq sa ju nevojitet. Mos t’ju mashtrojnë shitësit – përpiquni të blini vetëm aq miell sa mendoni që mund ta përdorni gjatë disa javëve të ardhshme. Mielli tërheq lagështi, që do të thotë se mund të prishet goxha shpejt.

Nëse mundeni, kërkoni miell në paketime më të vogla dhe kështu do të blini aq sa vërtet ju nevojitet.

Mos e ruani miellin në thasë letre

Mënyra më e mirë për ruajtjen e miellit është që ta mbani brenda një qese të cilën duhet ta vendosni brenda një ene (kavanozi) të mbyllur fort.

Ambienti ku do ta mbani enën duhet të jetë i freskët dhe i thatë.

Më parë amvisat e ruanin miellin në thasë apo këllëfë bezeje apo nape dhe e linin në një vend të thatë pa lagështirë.

Kini parasysh që mielli përthith shumë lehtë aromat dhe substancat e tjera kimike që lëshohen në ajër.

Kjo e bën mëse të nevojshme paketimin gjithëpërfshirës të miellit jo vetëm në qese plastike të mbyllura mirë, por edhe enë qelqi.

Mielli mund të jetojë më gjatë për muaj të tërë, nëse e ruani në frigorifer ose në ngrirje.

Kjo teknikë rekomandohet për miellin e drithit të plotë, ndërsa jetëgjatësia e miellit të bardhë është e gjitha në varësi të thatësisë së vendit ku e ruani.

Ruajeni në vend të errët

Mielli nuk duhet mbajtur mbi banak. Drita dhe nxehtësia mund ta prishin miellin parakohe.

Gjeni një vend të errët dhe të freskët në dollap dhe mbajeni miellin larg sobës ose zonave të nxehta të kuzhinës. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit