Kjo fe do triumfoj me ty ose pa ty

Mos i humb

Kjo fe do triumfoj me ty ose pa ty

Distanca në mes Mekes dhe Medines është afërsisht 410 km. Gjysmën e kësaj distance i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e përshkoi hipur mbi deve dhe gjysmën e saj në këmbë për tetë ditë, i shoqëruar nga shoku i tij Ebu Bekr Es-Sidiku radijAllahu anhu, në një mot shumë të nxehtë. Ndërsa ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mbante mbi vete plaçkat e tij dhe brengën (e fesë) që askush nuk mundet ta bënte.

E gjithë kjo sakrificë me të vetmin qëllim që kjo fe madhështore të përhapet atje ku shkon dita dhe nata dhe të arrijë ty e pastër, pa shtesa dhe mangësime (edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë), në një kohë ku ti gjendesh në rehati dhe mirësi. Prandaj jep maksimumin tënd në përhapjen e saj, ngase:

-lavdia,

-fuqia,

-krenaria dhe

-triumfi yt është i lidhur ngushtë me të (fe).

“Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.” El-Munafikun: 8

Unejs Sheme

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit