Klitschko: Rusia kreu një sulm masiv me dronë gjatë natës

Mos i humb

Rusia kreu një nga sulmet më të rënda me dronë në muajt e fundit kundër Ukrainës gjatë natës, deklaruan forcat ajrore ukrainase.

”Në total, u regjistrua lëshimi i një numri rekord të dronëve kamikazë – 54!”, shkruan forcat ajrore në Telegram.

Zyrtarët ushtarakë thanë se 52 nga dronët ajrorë u rrëzuan dhe sulmi kishte për qëllim kryesisht kryeqytetin Kiev.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një grua 35-vjeçare u plagos nga mbeturinat e një droni në rënie dhe një burrë 41-vjeçar u vra.

Dyzet dronë u rrëzuan mbi Kiev gjatë sulmit të natës.

”Ky ishte sulmi i katërmbëdhjetë i tillë që nga fillimi i majit”, shkroi guvernatori ushtarak Serhiy Popko në Telegram.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit