Klosi: Duam një Shqipëri të pastër dhe turistike

Mos i humb

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, zhvilloi sot një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe partneret e tjerë ndërkombëtarë në kuadër të diksutimeve për strategjinë e re të Qeverisë së Shqipërisë për pyjet dhe fushatën “Krijo Oksigjenin Tënd”.

Në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në formën e një tryeze diskutimi ministri Klosi tha se fushata në fjalë është pjesë e përpjekjeve që brenda vitit 2020 Shqipëria të jetë një vend i pastër dhe me standarde për mbrojtjen e mjedisit dhe mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020. Sipas tij, kjo është një fushatë që do të vazhdojë pa ndërprerje deri në vitin 2021.

Përsa i përket pemëve dhe pyjeve, Klosi kërkoi ndihmën e përfaqësuesve të pranishëm lidhur me atë se çfarë përfaqësojnë pyjet në Shqipëri dhe si ekonomia e pyjeve të shndërrohen në një potencial të madh.

“Ne nuk i kemi pyjet vetëm për të krijuar oksigjen, por pa dyshim pyjet duhet të transformohen në një burim të madh turistik të vendit dhe t’i përdorim ato si një pasuri ekonomike”, tha Klosi.

Ministri Klosi duke folur edhe në kuadër të politikave të BE-së dhe përgatitjes së hapjes së negociatave tha: “Ne do të donim që kapitulli 27 i hapjes së negociatave, që është ai i politikave mjedisore të ketë përthyerjen e tij edhe në programin e Shqipërisë për pyjet. Nëse duam të jemi të suksesshëm në ngritjen e institucioneve shqiptare si ato evropiane, mendoj se ka ardhur koha që tani të fillojmë të ecim në rrugën e duhur”.

“Ne duam një Shqipëri të pastër dhe turistike. Politikat janë pjesë e institucionit që unë drejtoj, por unë e shpreh pafuqishmërinë e një institucioni të vetëm të implementojë politika. Ne mund t’i bëjmë mirë në letër ato, por kur vjen puna në terren ka nevojë për bashkërendim me institucionet. Ka nevojë për dakordësi të opinionit publik dhe njerëzit ta mbështesin si një gjë që ka të bëjë me të ardhmen e tyre”, deklaroi Klosi.

Në aktivitet u theksua se fokusi i fushatës 100 ditore është plani i menaxhimit të vend depozitimeve të mbetjeve urbane dhe transformimi i tyre në një sistem legal, në funksion edhe të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të turizmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit