KLP miraton listën, ja kush janë kandidatët që do të vazhdojnë garën për prokurorë të SPAK

Mos i humb

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës.

Një ndër vendimet e KLP ishte miratimi i listës me emrat e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, pas vlerësimit paraprak, sipas rendit alfabetik.

Përkatësisht u miratuan emrat e kandidatëve z. Alfred Shehu, z. Elvin Gokaj dhe znj. Sonila Muhametaj (Domi).

Kandidatët sipërpërmendur do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit