KLP zbardh takimin me ambasadoren e SHBA: Kërkohet meritokraci në procesin e emërimeve dhe transferimeve të prokurorëve

Mos i humb

KLP ka zbardhur takimin e anëtarëeve të saj ditën e sotme me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Në njoftim zyrtar shkruhet se tema kryesore e takimit ishte pavarësia dhe llogaridhëna e dhe disiplima e prokurorëve.

Sipas KLP, nga ajo kërkohet meritokraci në procesin e emërimeve dhe transferimeve të drejtuesve të Prokurorive apo prokurorëve të SPAK.

Drejtuesi i KLP, Gent Ibrahimi theksoi se KLP mbetet e angazhuar për të  reformuar sistemin e prokrurisë, kurse ambasadorja Yuri Kim kërkoi pavarësi, integritet dhe guxim duke i rezistuar presioneve.

NJOFTIMI NGA KLP

Sot, më 19.04.2021, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryesuar nga Kryetari, zoti Gent Ibrahimi, zhvilluan një takim zyrtar në ambientet e Këshillit, me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Yuri Kim. Tema e takimit ishte pavarësia, llogaridhënia dhe disiplina e prokurorëve.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjendet në një fazë të rëndësishme dhe delikate të punës së tij. Prej Këshillit kërkohet garantimi i parimit të meritokracisë në procesin e emërimit të drejtueseve të zyrave të prokurorisë, në emërimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe në procesin e transferimit të prokurorëve. Kjo mënyre pune do të shënojë një fillim të ri, me rezultate të pritshme në cilësinë profesionale dhe integritetin e prokurorëve.
Takimi i sotëm me ambasadoren amerikane, znj. Yuri Kim, shërben si një mundësi për të pohuar edhe njëherë rëndësinë e këtij procesi, në të mirë të sistemit të prokurorisë dhe të shoqërisë. Zoti Ibrahimi theksoi se, kryefjala e angazhimit të Këshillit mbetet reformimi i sistemit të prokurorisë si një element kyç në forcimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e besimit të publikut tek institucionet ligjzbatuese.
Ambasadorja Kim theksoi se ky është një moment kyç për reformën në drejtësi, dhe se institucionet e reja duhet të demonstrojnë pavarësi, integritet dhe guxim, duke u rezistuar presioneve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit