Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të përdorën fosfor të bardhë në Siri

Mos i humb

Në qytetin Hadjin, në Siri, forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, në sulmet ajrore kanë përdorur fosfor të bardhë, e cila është e ndaluar të përdoret me ligjet ndërkombtare.

Sipas lajmit të agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA, bazuar në burimet lokale, forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të përdorën municione të fosforit të bardhë për të bombarduar disa lagje të qytetit të Hajinit, 110 kilometra larg nga Deir ez Zor.

Në lajm thuhet se nuk kishte asnjë informacion për viktimat civile si rezultat i sulmit.

Ky sulm nuk është sulmi i parë që forcat e koalicionit në Siri kanë përdorur municione të ndaluara. Më parë, qendra e monitorimit të armëpushimit të Rusisë në Siri njoftoi se më 8 shtator, dy avionë F-15 nga Forcat Ajrore të SHBA kishin goditur Hajin me përdorimin e municioneve të fosforit, e cila ishte e ndaluar dhe se pas sulmit kishte viktima të shumëta në qytet.

Koalicioni njoftoi se nuk kishin përdorur gjatë bombardimeve ajrore fosfor të bardhë.

Përdorimi i bombave të bardha të fosforit që konsiderohen armë të shkatërrimit në masë, ndalohet nga protokolli shtesë i Konventave të Gjenevës të vitit 1949./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit