Kocijançiç: Takimi Thaçi-Vuçiç në fund të këtij muaji

Mos i humb

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic ka treguar se takimi tjetër i nivelit të lartë mes dy presidenteve, Thaçi dhe Vuçiç do të vendoset në fund të këtij muaji.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj twiter ka thënë se beson në angazhimin e dy presidentëve për të vazhduar punën drejt arritjes së një marrëveshje.“Besojmë në angazhimin e plotë të dy presidentëve për të vazhduar punën e tyre drejt arritjes së një marrëveshje të detyrueshme ligjore. Takimi tjetër i nivelit të lartë do të vendoset në fund të këtij muaji”, ka shkruar në twiter.

Ndryshe, Thaçi dhe Vuçiç sot janë takuar të veçuar me Përfaqësuesen e lartë për Politike të Jashtme, Federica Mogherini./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit