Kodi Zgjedhor/ Varhelyi i përgjigjet Ramës: I kënaqur që e mirëpret opinionin e ‘Venecias’, do ishte e matur ta prisnit para rivotimit në Kuvend

Mos i humb

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i është përgjigjur Ramës duke shprehur kënaqësinë që ai e mirëpret një opinion të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Varhelyi i rikujton Ramës se do të ishte e matur të pritjes opinioni nga Komisioni përpara rivotimit në Parlament.

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor me një dekret prej 81 faqesh të arsyetuar. Po ashtu ai kishte kërkuar dhe opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga Kuvendi më 5 tetor.

Oliver Varhelyi së bashku me aktorë të tjerë të BE njëzëri i bënë thirrje qeverisë, Kuvendit dhe Ramës që të presin Komisionin e Vencias, por kryeministri i Shqipërisë këmbëngul duke theksuar se ato do të kalojnë pa vonesë në votim. Varhelyi tashmë për të dytën herë i bën thirrje Ramës të presë opinionin nga ‘Venecia’ dhe mos kalojë për votim në Kuvend dekretin e Metës.

STATUSI NGA OLIVER VARHELYI
# Kodi zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit