Koduzi: Raporti i KLSH zbulon dështimin e qeverisë gjatë pandemisë së COVID-19

Mos i humb

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduzi tha sot se “së fundmi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në të cilin kanë dalë në dritë nga ky institucioni i pavaruar, dështimi nga ana e qeverisë në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë COVID-19”.

Në një deklaratë për shtyp, Koduzi tha se “ky raport tregoi se kapacitetet spitalore ishin të pamjaftueshme për trajtimin e pacientëve me COVID”.

Koduzi bëri të ditur se Partia Demokratike ka bërë disa propozime si : të rriten kapacitetet testuese minimalisht me 5 herë, të cilat të jenë mbi 2500 testime në ditë, që të arrihet një pozitivitet i rasteve në 5-10% të testimeve ( nga 30% që është aktualisht, pra në tetor të 2020-ës); të bëhet decentralizimi i analizave COVID duke ngritur laboratorë në spitalet rajonale me pajisjet e nevojshme diagnostikuse; fuqizimi i mjekut të familjes si pika e parë e kontaktit me pacientin, pajisja e tij me masa mbrojtëse, mjete pune si dhe protokolle mjekimi për trajtimin dhe monitorimin e pacientëve ambulatorë.

Po ashtu PD ka propozuar të përgatitet paketa e rimbursimit për marrjen e mjekimit ambulator (pra recetë me rimbursim) dhe oksigjeno terapinë, si dhe rimbursim për procedurat diagnostikuese të kryera në institucionet private për pacientët që janë COVID pozitiv.

Koduzi sqaroi se kemi propozuar edhe përgatitjen dhe përkujdesjen nga spitalet rajonalë për pacientët, duke investuar në pajisjet laboratorike, diagnostikuese dhe trajtuese; personeli mjekësor duhet të testohet sipas një protokolli me qëllim krijimin e institucioneve shëndetësore të sigurta me zero infektim nga COVID. etj.

“Evidentimet e KLSH nuk janë gjë tjetër veçse ato që Partia Demokratike rekomandoi për zgjidhjen e situatës. Si parti për qytetarët dhe në shërbim të tyre, Partia Demokratike ofron më programin e saj reformim të sistemit shëndetësor, duke vendosur në qendër pacientin, i cili vendos se ku do të vizitohet, pavarësisht nëse është ofrues publik apo privat, dhe ku do të shkojnë paratë, përmes skemës së sigurimeve shëndetësore, publike apo private. Partia Demokratike është e vendosur të rikthejë dinjitetin e qytetarëve dhe punonjësve të sistemit shëndetësor, duke filluar me dëgjimin e zërit të studentëve të mjekësisë, dhe krijimin e kushteve që të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre”, tha Koduzi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit