Kolegji Zgjedhor pranon kërkesë-padinë, PD forca më e madhe opozitare

Mos i humb

Kolegji Zgjedhor pranon kërkesë-padinë e PD-së, duke e cilësuar kështu si forcën më të madhe opozitare në vend, e dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

Me këtë pranim kërkese, i hapet rrugë faktit që PD të ketë të drejtën për të propozuar 2 anëtarë në KZAZ për zgjedhjet lokale në Kukës, ndërsa 1 anëtar Partia e Lirisë.

Me këtë njohje, shfuqizohet vendimi e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ai i KAS.

Kujtojmë se PD zyrtare nuk do të ketë kandidat të saj zyrtar në zgjedhjet që do të ripërsëriten më 24 shtator në Kukës, por vetëm 2 anëtarë në KZAZ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit